Nga sëmundja e motrës e deri te vdekja e babait, Drini Zeqo rrëqeth me rrëfimin

nga D V

Drini Zeqo qëndroi pak ditë në Big Brother VIP Albania 3, por u përmend deri në përfundim të këtij edicioni.

Ish-banori u pëlqye tejet shumë për paraqitjen në fillim të këtij spektakli, ndonëse u detyrua ta ndërpriste vetëm pas pak ditësh.

Kjo për shkak të një problemi në familje, që kishte të bënte me sëmundjen e motrës së tij.

Foto: Screenshot/YouTube

I ftuar së fundmi në “S’e Luan Topi”, ai ka rrëfyer të gjitha duke përmendur edhe babanë që i ndërroi jetë.

“Djemtë babanë e shohin si shembull. Kur ndahet nga jeta e ndjen që nuk fluturon njësoj, të këputen krahët. Por në momentin që babi të ikën nga jeta në mënyrë të padrejtë. Ne nuk u ndamë dot me të. Gjatë kohës që ishte në zyrë pësoi hemorragji cerebrale, pa pasur asnjë sëmundje, ishte në moshë të re”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Ish-konkurrenti tutje tha: “Unë isha në punë, ka qenë shumë shokuese. Më merr dikush nga kolegët dhe më thotë babin e kemi dërguar në spital. Shkoj në QSUT dhe ai ishte pa ndjenja. Kujtuam se i kishte pushuar zemra në atë moment. Por më pas analizat e nxorën që kishte pësuar hemorragji”.

Zeqo ndër të tjerash shtoi: “Qëndroi tre ditë në koma, më dukej se do kthehej. Por ai s’u kthye kurrë. I flisja gjatë kohës që ishte në koma, ndërsa atij i rridhnin lotët, e kuptova që më dëgjonte. Pyeta mjekun dhe më tha që kjo nuk ndodh. Nuk doja që të ikte. Ikja babait më bëri më të fortë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More