Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Nga sëmundjet e zemrës vitin e kaluar kanë ndërruar jetë më shumë pacientë, sesa këtë vit nga Covid-19

Shkup, 26 nëntor, zhurnal.mk – Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, vitin e kaluar (2019) kanë ndërruar jetë 10.586 persona, që është për 6.6 herë më shumë se numri i të vdekurve këtë vit nga Covid-19.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, tregojnë se vitin e kaluar nga kanceri kanë ndërruar jetë 3.785, që është për 2.3 tre herë më shumë se nga coronavirusi këtë vit.

E njëjta statistikë tregon se vitin e kaluar nga diabeti jetën e kanë humbur 948 persona, ose 1.6 herë më pak se këtë vit nga coronavirusi.

Statistikat zyrtare për shkaktarët e vdekjeve për vitin 2020 akoma nuk janë publikuar, ndërsa nga Enti thonë se do këto statistika do të bëhen të ditura në qershor të vitit 2021. Për këtë arsye është e pamundur të bëhen krahasime me vdekshmërinë nga COVID-19 dhe numrat e saktë të vdekjeve nga shkaqe tjera.

Nëse bëhet llogaritje me përqindje të të vdekurve nga COVID-19, prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve në Maqedoni kanë ndërruar jetë 2.8%. Gjegjësisht, nga 57.541 të infektuar, jetën e kanë humbur 1.600 pacientë.

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson: Në BDI nuk duan miratimin e ligjit për shtetësi para zgjedhjeve lokale

Bekim Laçi

Fotovoltaikët në Osllomej sjellin 100 punësime të reja

Zekirija Haxhiu

Zaev: Në Bullgari do të bisedojmë për propozimin portugez e jo për identitetin

Zekirija Haxhiu

Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon përsëritjen e procedurës

Zekirija Haxhiu

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...