Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nga Serbia: Pas “non-paper”-it për marrëveshjen Kosovë-Serbi qëndron Maja Kocijançiq

Regjisori serb, Dragoslav Bokan deklaroi se pas “non-paper” për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi qëndron zëdhënësja e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq, raporton Novosti, transmeton Gazeta Express.

Bokan, si mysafir në TV Pink, gjithashtu deklaroi se ai beson se Kocijançiq mund ta kishte shkruar vetë një “non-paper”-in që parashikon pikat mbi të cilat Kosova dhe Serbia do të mund ta nënshkruanin marrëveshjen përfundimtare.

“Karakteri i Maja Kocijançiq është shumë interesant, nuk ka asnjë informacion për të, nuk ka biografi të saj askund, ju e dini që ajo ka bashkëpunuar me Mogherinin, me Varheljin, por nuk keni asnjë informacion për datën e saj të lindjes, cilën shkollë e ka mbaruar… Kështu që ju keni disa forma të reja të politikës, në të cilat mbështetet ky ‘non-paper’”, tha Bokan.

Para disa ditësh, holandezja Angelina Eichhorst u pretendua se e ka shkruar të ashtuquajtur “non-paper” për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu raportonte gazeta serbe e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “Kurir“, e cila thoshte se këtë ia kishin konfirmuar disa burime në qarqet diplomatike.

Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi po atë ditë se nuk mund ta konfirmojë se autorja e “non-paper“-it së fundit është drejtoresha ekzekutive e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) për Evropën dhe Azinë, Angelina Eichhorst, sepse tha se është i bindur se ajo nuk e ka shkruar atë. /Express/

Postime të ngjashme

Haxhiu: Shqipëria mund ta padisë Serbinë për gjenocid në emër të Kosovës

Dafina Vidishiqi

Përfundon takimi Kurti-Macron, zv.kryeministrja Emilija Rexhepi tregon çka u bisedua

Dafina Vidishiqi

Brenda dhe jashtë pallatit Elysee, takimi Macron-Kurti

Dafina Vidishiqi

Apeli miraton pjesërisht mocionet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, kërkon nga ZPS version të korrigjuar të aktakuzës

Dafina Vidishiqi

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Dafina Vidishiqi

Kurti në Paris: Kosova synon aspiratat demokratike dhe evropiane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...