Agjencia Zhurnal.mk

Nga sonte çdo natë nga ora 22:00 – 06:00 ndalohet hyrja në Greqi nga kufiri “Evzoni”

Shkup, 7 gusht – Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga sonte në ora 22:00 deri në ora 06:00 sipas kohës sonë, nuk do të lejohet fare kalimi i kufirit “Evzoni” drejt Greqisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, informon Zhurnal.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, komunikacioni për ardhje nga Greqia drejt Maqedonisë do të vijojë normalisht.

Për këtë MPB-në e kanë njoftuar autoritetet e Greqisë. Thuhet se nuk do të mund të kalojnë as udhëtarë, as vetura as kamionë, por kjo ndalesë siç cekëm edhe më lartë, vlenë vetëm nga ora 22:00 deri në ora 06:00.

Kjo masë do të vlejë çdo natë deri në datën 15.08.2020 e shtunë.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...