Shkup, 19 qershor – Një valë e re e të nxehtit e ka kapluar vendin tonë. Pritet që deri të dielën, Maqedonia e Veriut të jetë nën ndikimin e masës ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe të nxehtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë.
Për shkak të rritjes sës mëtejshme të temperaturave në vend është aktivizuar faza portokalli thuhet në komunikatën e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.
Pas njoftimeve për valën e të nxehtit që pritet të prekë vendin, Qeveria me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë miratoi rekomandime që parashikojnë lirimin nga detyra të grupeve më të rrezikuara të popullsisë, gjegjësisht grave shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, si dhe në institucionet për përkujdesjen e fëmijëve (kopshtet) të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Gjithashtu, Qeveria rekomandon që, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështjet Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për njerëzit e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë.