Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Nga sot fillon pagesa e ndihmës sociale

Shkup, 4 maj – Zhurnal.mk – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se ka filluar pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe civile (të gjitha të drejtat në para) për muajin prill të vitit 2021.

“Shfrytëzuesit e të drejtave pagesore të cilët posedojnë kartelë do të mund të marrin paratë e gatshme në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin shitës ose përmes bankave elektronike dhe mobile prej sot – 4 maj 2021”, informojnë nga MPPS.

Me qëllim që të shmanget rrëmuja para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e shfrytëzuesve të ndihmës pagesore në kushte të rrezikut nga virusi Kovid-19, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se për shfrytëzuesit të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, sipas orarit të përcaktuar sipas shkronjës së parë të mbiemrit.

Kështu, sot do të bëhet pagesa e të drejtave të shfrytëzuesve mbiemrat e të cilëve fillojnë në shkronjën A, B, V, G, D, Gj, E, Z, Zh X, I, Ј, K, L, L, ndërsa gjatë ditës së nesërme (e mërkurë) shfrytëzuesit mbiemrat e të cilëve fillojnë në M, N, Nj, O, P, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton për obligimet për mbajtje të maskës dhe mbajtje të distancës fizike prej dy metrave.

Postime të ngjashme

Kuvendi e miratoi Ligjin për hua nga Banka Botërore për financimin e projektit për modernizim të bujqësisë

Z H

Banka Popullore për këtë vit parashikon rritje të BPV-së prej 3,9 për qind dhe inflacionit prej 2,2 për qind

Z H

Vitin e kaluar me taksi janë transportuar gjithsej 11,083,000 udhëtarë

Z H

Përsëri shtrenjtohen çmimet e derivateve

Z H

Nga 1,66 milionë parapagues në telefoninë mobile, 1,3 milionë përdorin internet mobil

Z H

Fillon Forumi i Ekonomisë Delfi në Athinë, do të marrin pjesë Zaevi, Dimitrovi dhe Nuredini

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...