Nga sot fillon pagesa etapore e pensioneve për muajin korrik

Shkup, 27 korrik – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se vijon pagesa e pensioneve të korrikut. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, për të mundësuar mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga virusi KOVID-19.

 

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që shfrytëzojnë kartelë do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensioneve: deri në 11.000 denarë pagesa është sot, nesër (28 korrik) paguhen pensione e mbi 11.000 deri në 14.000 denarë, pasnesër (29 korrik) nga 14.001 deri më 18.000 denarë, dhe të premten (30 korrik) ato me vlerë prej mbi 18.001 denarë.

MPPS njofton se pensionistët që shfrytëzojnë kartela pagesore të lidhur me llogarinë ku u paguhet pensioni, të hollat do t’i kenë në dispozicion prej ditës së mërkurë, 26 maj. Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat dhe do të munden t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike.

“Procesimi në etapa i pensionove do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh se pensionistët si grup më i moshuar janë më të rrezikuar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, ndërsa sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa problem”, thonë nga MPPS.

U bëjnë thirrje pensionistëve t’i përmbahen orarit të pagesave të pensioneve, sepse pagesa në etapa e pensioneve është bërë për t’u shmangur tollovitë para bankave dhe për të mbrojtur shëndetin personal dhe publik.

Related posts

Zaev-Pasarivakis: Gjithçka që bëjmë është për më shumë investime dhe zhvillim ekonomik

Z H

Shporta minimale sindikaliste në qershor 34.212 denarë

Z H

Autostrada Tetovë – Gostivar me pagesa evropiane me standarde mesjetare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com