Nga sot gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet për COVID-19

Më shumë se një gjysmë viti, testet kundër COVID-19 ishin falas, por nga tani, shumica e tyre duhet të paguhen nga qytetarët gjermanë.

Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e COVID-19, por ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Politika thotë, se do të ishte e gabuar, të paguhej nga shoqëria testi për COVID-19 për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur.

Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim.

“Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale”, është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. /DW/

Related posts

Dhjetëra persona të vdekur nga shpërthimi në një xhami në Afganistan

D V

Rusia shënjestron ueb-faqet e mediave perëndimore

D V

“Po digjesha e gjallë”, rrëfimi prekës i të mbijetuarës nga sulmet e 11 shtatorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More