Nga sot ndalohet hyrja me targa të Serbisë në Kosovë, ky është vendimi i marrë nga Qeveria

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve

Dokumenti është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Ndryshe sot në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.

Related posts

QKMF-ja në Deçan furnizohet me barna për pacientët që po trajtohen për helmim

D V

Reagon drejtori i RTK-së pas shkarkimit të Bordit: Kjo është e frikshme për demokracinë

N E

Tërmkolli-presidentes: S’bëhet politikë korridoreve të OKB’së, s’jemi në vitet e 90-ta

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More