Nga sot përmes rrugës elektronike do të merret vërtetim nga evidenca penale

Shkup, 7 tetor – Përmes portalit kombëtar për shërbime  uslugi.gov.mk nga sot qytetarët për vetëm disa minuta do të mund të marrin vërtetim nga evidenca penale. Mënyra është e shpejtë, e thjeshtë dhe e sigurt, me çfarë qytetarëve tanë u kursehet koha, paratë dhe nervat.

Këtë e theksuan kryeministri Zoran Zaevi, ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Kavadar Llazar Nanevi në konferencën e sotme për shtyp për digjitalizimin e e-shërbime – vërtetim nga evidenca penale.

Së shpejti, siç u theksua në konferencë për shtyp, të njëjtën do të mund ta bëjnë edhe për certifikatat nga evidenca penale, ndërsa punohet edhe në shërbimin e tretë, gjegjësisht lëshim digjital të vërtetimit se kundër personit nuk është shqiptuar sanksion – ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

“Të gjitha certifikatat dhe vërtetimet qytetarëve u nevojiten për punësim, nëse dëshirojnë të marrin vizë apo punë jashtë vendit. Me fjalë të tjera, është një dëshmi se nuk ka kryer vepër penale, nuk udhëhiqet procedurë penale. Në mënyrë shtesë, nëse ndonjë person dëshiron të paraqitet në tender do të duhet të ketë një vërtetim të këtillë. Një numër i madh i kompanive të huaja në vend kërkojnë certifikata të këtilla gjatë procesit të punësimit të ndonjë personi”, tha kryeministri.

Ai theksoi se me përfshirjen e gjykatave në portalin kombëtar për shërbime, dhe kërkesat edhe vërtetimet lëshohen përmes rrugës elektronike dhe qytetarët më nuk do të kenë nevojë të humbin disa orë që t’i marrin dokumentet që u nevojiten, por tani do ta marrin dokumentin përkatës për tre minuta.

Llogaritjet, siç theksoi, janë se me vendosjen e këtyre shërbimeve gjykatat do të bëjnë kursime të shprehura në miliona euro të cilat do të mund t’i investojnë paratë e tyre personale në përmirësim të përgjithshëm të punës së tyre.

 Ministri Mariçiqi, mes tjerash theksoi se digjitalizimi në përgjithësi kontribuon edhe për shkatërrimin e korrupsionit. 

“Sa më shumë që digjitalizohen proceset, pikërisht janë më të vogla mundësitë për ndikimin njerëzor në të njëjtat”, tha Mariçiqi, duke theksuar se ky nuk është një konkluzion unik për Maqedoninë e Veriut, por analizat komparative në botë kanë treguar se digjitalizimi e ul korrupsionin dhe kjo sipas meje jep vlerë shtesë në të gjithë procesin.

Gjyqtari Nanev shpjegoi se shërbimet digjitale për lëshimin e vërtetimeve nga evidenca penale kanë të bëjnë në këtë moment për personat fizikë, ndërsa në aktivitet është implementimi edhe për personat juridikë dhe i përfshijnë të gjitha gjykatat themelore në lëndët penale dhe kundërvajtëse.

“Shërbimi siguron qasje efikase në drejtësi, kursen resurse, kohë dhe i ul shpenzimet. Për shembull, nëse merret parasysh se gjykatat në nivel vjetor me qasje fizike të shfrytëzuesve gjegjësisht të qytetarëve lëshojnë më shumë se 100 mijë vërtetime, gjegjësisht certifikata, ndërsa realisht koha e shpenzuar mesatarisht është më shumë se 10 deri 20 minuta për shërbimin e dhënë gjykata shpenzojnë vetëm për këtë shërbim 58 deri 60 ditë gjatë një viti apo në ditë tre deri katër orë vetëm për këtë shërbim, ndërsa çdo kërkues nga disa për në ditë. Ndërsa nëse ka të bëjë me vendin e lindjes në qytet tjetër nga vendbanimi edhe tërë ditën.  Me përdorimin e këtij mjeti të cilin e promovojmë koha e shpenzuar nuk do të jetë më shumë se 10 minuta”, theksoi Nanevi.

Ai përmendi se lëshimi i vërtetimeve nga evidenca penale nuk do t’i kufizojë në këtë moment qytetarët të cilët nuk përdorin mjete digjitale, që do të thotë se qasja fizike, gjegjësisht mënyra alternative do t’u mundësohet në këtë periudhë kalimtare.

Shërbimi digjital është siguruar me koordinim të përbashkët të Këshillit të TIK Gjykatës Supreme, Këshillit Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë dhe MSHIA dhe me mbështetje të plotë të të gjitha 26 gjykatave.

Në fund të konferencës për shtyp praktikisht u tregua si duket procesi për marrjen e certifikatës nga evidenca penale dhe sa është e thjeshtë e gjithë procedura.

Ministri Mariçiqi në konferencë për shtyp tha se vazhdon bashkëpunimi me partnerët e bashkësisë ndërkombëtare – OSBE-së, Ambasadën e SHBA-së dhe Norvegjisë në procesin e  përfshirjes së teknologjisë informatike bashkëkohore në një numër të madh të gjykatave në të gjitha 34 gjykata në vend.

Related posts

Sot 26 viktima dhe 906 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

D V

Rezultatet e partive shqiptare komunë për komunë: BDI -103 mijë vota, ASH-AA 55 mijë! Përqindja e votuesve shqiptarë në rënie

I Z

BDI dhe Visar Ganiu po bëjnë histori në Çair, shumicë absolute dhe 50% gra në këshillin komunal

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More