Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nga Stafi Osmanit për Agim Veliun: I ke ditët e numëruara

“Ditët i ke të numëruara”, ka qenë mesazhi i asistentes së Vjosa Osmanit, Egnesa Vitia për Agim Veliun.

Ajo reagoi ashpër ndaj nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili ironizoi me “dukjen fiizke” të Osmanit, duke thënë se “është e gjerë”.

Kjo deklaratë e tij për Vitia-n është “seksiste”, bullizëm” e “mizogjini”, njofton Insajderi.

“Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme. Është e neveritshme”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ajo kërkoi shkarkimin e Veliut nga strukturat e LDK-së, pas kësaj deklarate.

“Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporcionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt. Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht”.

Postime të ngjashme

Aksion i madh i Policisë në gjithë Prishtinën

T E

Arrestimi i 8 policëve, ambasadori amerikan në Kosovë: Askush mbi ligjin

T E

Serbia sulmonte Prekazin, e thirra Xhemajl Mustafën dhe Enver Malokun

T E

Kosova përkujton Epopenë e UÇK-së pa ish-komandantët që janë në Hagë

S.B.

Kategorizimi i ri i komunave, 14 në zonën e kuqe

S.B.

Partitë pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...