Kosovë

Nga tani as qytetarët e Gjermanisë s’mund të hyjnë pa testin PCR në Kosovë

Zhurnal Ads

Nga tani e tutje edhe Gjermania bën pjesë në listën e vendeve qytetarët e të cilëve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa poseduar testin PCR Negativ, njofton Insajderi.

Përveç Gjermanisë, listës me rrezik të lartë infektimi i janë shtuar edhe tri shtete tjera, duke bërë kështu që numri i vendeve me rrezik të lartë të infektimit të shkojë në 24.

Bazuar në përditësimet e fundit, shtetet të cilat i konsideron Kosova si të tilla janë: Franca, Spanja, Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Çekia, Polonia, Rumania, Portugalia, Austria, Hungaria, Irlanda, Sllovakia, Danimarka, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu, Malta, Islanda, Qiproja dhe Lihtenshtajni.

Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.

Ministria e Shëdetësisë ka deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në ëeb-faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.

“Lista është e publikuar në ëeb-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, ka deklaruar Ministria. /Insajderi.com

Postime të ngjashme

Në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut mbahen zgjedhjet e parakohshme

T E

Daut Haradinaj: S’hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

R ZH

Vdes nga Covidi ish-drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...