Revista e njohur prestigjioze CN Traveler ka bërë një artikull duke reklamuar plazhet e virgjëra shqiptare.
CN e tregon Shqipërinë si një destinacion ku mund të gjesh gjithçka, por mbi të gjitha plazhe të mrekullueshme dhe jo të mbipopulluara thotë prestigjiozja, për një romancë vere të paharrueshme.
Listës nuk i ka shpëtuar edhe Durrësi, ku revista prestigjioze shprehet se turistët do mund të gjejnë përveç disa vendeve të njohura romake, si amfiteatri, banjat dhe një ujësjellës antik, ai është i bekuar me një shtrirje plazhi rreth 12 kilometra të gjatë që garanton gjetjen një shezlong ku mund të vendosni peshqirin tuaj.