Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nga VV reagojnë pas vendimit të PZAP-së: Beteja vazhdon

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arianit Beqiri, ka reaguar menjëherë pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka provuar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili nuk ia lejon pjesëmarrjen në zgjedhje pesë deputetëve të kësaj partie që kanë dënime të formës së prerë, njofton Insajderi.

Sipas Beqirit, PZAP është regjim i vjetër, por “beteja vazhdon”.

“PZAP refuzon kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Beteja vazhdon deri sa ta fitojmë luftën kundër regjimit të vjetër. Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkruar Beqiri.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Sipas vendimit të PZAP-së, jashtë listave mbesin të dënuarit me aktgjykim final në tri vitet e fundit. Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Te VV-ja pos tij, kandidimi i është ndaluar edhe katër kandidatëve të tjerë. Vendimi thekson se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Postime të ngjashme

Majori i KFOR-it për zjarret: Do të ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi

D V

Nesër mot i ndryshueshëm, të premten shtrëngata dhe shi

D V

Zjarret, Osmani: Kosova është shtëpia jonë, duhet t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë

D V

Përgjimet, Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani

D V

Arrestohet një person në Mitrovicë për zjarrvënie

D V

Zjarret në Rugovë, shkatërrohen mbi 80 hektarë tokë e pyje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...