Bota

Nga zjarret në Ukrainë janë shënuar pesë viktima

Ukraina këto ditë po përballet me një numër të madh të zjarreve në rajonet pyjore të vendit. Rajoni pyjor në Lugansk (lindje të Ukrainës) është zona më e prekur nga zjarret, ku në këtë rajon, nga zjarret kanë humbur jetën pesë persona, transmeton Insajderi.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se janë shuar 82 prej 146 zjarreve dhe ekipet në terren vazhdojnë të shuajnë edhe zjarret e tjera, raporton Anadolu Agency.

Si pasojë e këtyre zjarreve, përveç që kanë vdekur pesë persona, edhe dhjetë persona tjerë janë hospitalizuar, ndërkohë është realizuar evakuimi i 120 personave.

Në aksionet e fikjes së zjarreve po marrin pjesë 1.229 persona dhe 204 automjete.

Postime të ngjashme

Orban: Është e mundur arritja e një marrëveshjeje për buxhetin e BE-së

T E

Opozita hungareze reagon, pasi Sorosi u krahasua me Hitlerin

T E

Sonda kineze e Marsit udhëton mbi 300 milionë kilometra

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...