Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ngarkesa e dytë e vaksinave të Pfizer mbërrin në Greqi

Athinë – Ngarkesa e dytë – dhe më e madhja – me 83,850 doza të vaksinës së Covid-19 të zhvilluar nga Pfizer / BioNTech, mbërriti në Greqi me një avion të dedikuar, që u ul në aeroportin ndërkombëtar të Athinës të martën në mëngjes.

Zv.Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, i cili ishte i pranishëm në aeroport, i tha shtypit se qeveria po vazhdon “bazuar në planin tonë operativ”.

Sipas planit të qeverisë për shpërndarjen e vaksinave, vaksinat do të shpërndahen në pesë pikat qendrore të magazinimit dhe nga atje do të dërgohen në qendrat e ndryshme të vaksinimit në të gjithë vendin.

Sipas zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Marios Themistokleous, Greqia do të marrë 419,250 doza të vaksinës Pfizer deri në fund të janarit 2021 dhe 333,450 të tjera në shkurt.

Në fund të marsit, vendi do të ketë marrë gjithsej 1,255,800 milion doza.

Qeveria synon të ketë vaksinuar 85,000 njerëz deri në fund të janarit 2021.

Në të njëjtën kohë, në tremujorin e parë të 2021, Greqia do të marrë 240,000 doza të vaksinës Moderna, me kusht që ajo të aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Autoritetet greke gjithashtu presin 500,000 doza të vaksinës AstraZeneca Covid-19 në fund të janarit, e ndjekur nga 800,000 të tjera në fund të shkurtit, 1,500,000 në fund të marsit dhe 2,200,000 doza në prill.

Vendi është gjithashtu në listën e pritjes për vaksinat nga Sanofi, Johnson & Johnson dhe Curevac.

Postime të ngjashme

Mianmar, qindra të arrestuar në protestat kundër grushtit të shtetit

T E

Ndodh edhe kjo, autoambulanca kapet duke transportuar 30 kg marijuanë

T E

Ndërron jetë kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç

T E

Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

Z H

Biden bënë thirrje të miratohet ndihma financiare prej 1.9 trilion dollarësh për pandeminë COVID-19

Z H

Çfarë po ndodh? Pas përmbytjeve katastrofike, Venecias i ikën uji

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...