Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ngec zbatimi i Ligjit për Gjuhët, inspektorati jofunksional

Shkup, 17 janar, Zhurnal.mk – Edhe dy vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, asnjë institucion nuk është sanksionuar për mosrespektimin e dygjuhësisë, ashtu siç parashikojnë dispozitat ligjore. Pavarësisht se ka kaluar një vit nga formimi i tij, Inspektorati i cili duhet të monitorojë respektimin e Gjuhës Shqipe nëpër institucionet qendrore dhe lokale, nuk po kryen funksionin e tij. Moszbatimi i ligjit sipas opozitës shqiptare është dëshmi se janë pikërisht zyrtarët më të lartë të Qeverisë që nuk duan të jetësojnë inspektoratin në fjalë, pasi do të ishin pikërisht ata të cilët do të ishin sanksionuar të parët nga ky organ për mosrespektim të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Deputeti Skender Rexhepi thotë se moszbatimi i ligjit nis nga Kuvendi, pikërisht aty edhe ku ishte miratuar.

“Arsyeja është mos funksionimi i inspektoratit. Unë flas nga pozicioni i deputetit, për faktin se asnjë ligj deri sot nga ndonjë ministri, përfshi edhe ministritë shqiptare, por edhe nga Qeveria, nuk kanë ardhur në dy gjuhë, por vetëm në gjuhën maqedonase dhe më pas janë përthyer nga Kuvendi. Konsideroj se Inspektorati të parin duhet të sanksionojë Kryeministrin, ministrat shqiptarë edhe gjoba se sa është parashihet në kuadër të ligjit. Për këtë arsye nuk duan ta jetësojnë zbatimin e Inspektoratit, pikërisht për arsye se duhet të dënohen zyrtarët më të lartë Qeveritarë”, tha Skender Rexhepi- Zejd nga ASH-AAA.

Nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, konsiderojnë se zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nuk ka dështuar, por pranojnë se ka institucione që nuk e respektojnë aspak këtë ligj. Mosfunksionimin e Inspektoratit e arsyetojnë me Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese, i cili përcakton se inspektorët duhet të realizojnë trajnimet 3 dhe 9 mujore që të pajisën me licencë. Drejtori i këtij organi, Fatmir Iseni, nga ana tjetër, thotë se trajnimet nuk u realizuan më herët për shkak të pengesave që solli situata e krijuar nga pandemia.

“Në bazë të Ligjit për Mbykqyrje Inspektuese, nëni 42 dhe 43, të gjithë inspektorët duhet të ndjekin trajnime, pra pjesa e përgjithshme dhe 9 muaj puna praktike që do të bëhet nën vëzhgimin e mentorit. Nuk mund të bëjmë inspektime, sepse nuk na e lejon njëherë rregullativa ligjore. çfarë punoni momentalisht. Gjatë kësaj periudhë përgatitëm planin e të punësuarve, parashikimin e buxhetit për vitin 2021”, pohoi Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit të Gjuhëve.

Zbatimi i Ligjit të Gjuhëve në qindra institucione në vend do të monitorohet vetëm nga 4 inspektorë. Iseni thotë se në buxhetin e vitit 2021 janë planifikuar edhe 5 punësime të reja. Institucionet që nuk respektojnë përdorimin e Gjuhës Shqipe apo edhe kur e bëjnë këtë kanë gabime skandaloze gjuhësore, janë të shumëta. Rrugëtimi i Ligjit për përdorimin e Gjuhëve ishte me shumë ngecje. Më 14 mars të vitit 2018 në një situatë kaotike ligjvënësi arriti miratimin e Ligjit të Gjuhëve, por deri më 14 janar të viti 2019 ky ligj nuk u dekretuar për shkak të refuzimit nga presidenti i atëhershëm Gjorgje Ivanov. Pas zyrtarizimit të tij, institucionet duhej që një vit nga hyrja në fuqi e të njëjtit të bënin harmonizimin e ligjeve, por deri më sot diçka e tillë nuk ka ndodhur ndërkohë që gjuha shqipe vazhdon të ketë trajtimin e njëjtë sikur para miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve./ALSAT

Postime të ngjashme

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

Kthehet depoziti për vaksinat kineze, nga MSH thonë se marrëveshja nuk është anuluar

T E

Alarmante situata me llojin britanik të virusit, nesër mblidhet KSI

T E

305 raste të reja, 167 të shëruar dhe 4 të vdekur, bilanci me Covid 19

T E

Hospitalizohen 667 kovid-pacientë, prej tyre 256 janë në Shkup

T E

Vijon propozim-plani deri tek MASH për profilet e reja në shkollat profesionale

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...