Agjencia Zhurnal.mk

Ngjarja në Hasanbeg/ MPB paditë 23 persona dhe po hulumton të gjithë pjesëmarësit

Shkup, 21 prill – Zhurnal.mk – Lidhur me ngjarjen që ndodhi më 13 prill në Hasanbeg të Shkupit, ku një grupë e madhe e qytetarëve e shkelën masën e kufizimit të lëvizjes, nga ana e njësitit për krim pranë SPB Shkup, kanë ndërmarë disa aktivitete lidhur me szbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave që morën pjesë në atë tubim, informon Zhurnal.

Deri në këto momente, siç njoftojnë nga MPB, përpos tre personave që u arrestuan atë natë, janë identifikuar edhe 23 persona të tjerë. Ata janë ftuar në stacion policor dhe është realizuar bisedë informative. Pas kompletimit të dokumentacionit është përgatitur padi penale kundër të gjithë 23 personave që janë ftuar në bisedë, në përputhje me nenin 206 nga Kodi Penal.

Mirëpo MPB nuk mjaftohet me kaq dhe bënë të ditur se edhe më tej do të ndërmarë masa dhe aktivitete, për të zbuluar identitetet e të gjithë pjesmarësve në tubimin në Hasanbeg, dhe çdosecili që do të identifikohet, do të marë padi penale./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...