Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ngjarje e tmerrshme në Australi, shtetasja kroate vret veten dhe tre fëmijët

Qyteti australian i Melburnit u trondit të enjten nga një tragjedi e tmerrshme në të cilën një nënë me prejardhje kroate vrau tre fëmijët dhe pastaj veten.

Sipas mediave të huaja trupat e Katie Perinovic dhe dy vajzave të saj Claire (7) dhe Anne (5), si dhe djalit Matthew (5) u gjetën në shtëpinë e tyre në Tullamarine, një periferi në Melburnin verior.

Trupat u gjetën nga burri i saj Tomislav (48) i cili thirri shërbimet e urgjencës, policia e mori në pyetje dhe më pas ai u la i lirë.

Siç supozohet, nëna vrau tre fëmijët, dhe pastaj veten.

Mediat Australiane shkruajnë se ajo e bëri atë me thikë, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim të policisë.

Dhe ndërsa policia heton rrethanat e hollësishme të tragjedisë, fqinjët mezi pajtohen me tragjedinë që pësoi Tullamarine, një periferi në veri të Melburnit.

Disa fqinjë kanë thënë se Katie nuk dukej mire muajt e fundit, se ajo ishte tërhequr gjatë karantinës së vendosur për shkak të coronavirusit dhe se ishte në depresion.

Por tani për tani, këto janë vetëm spekulime për të cilat nuk ka konfirmim zyrtar.

Postime të ngjashme

Papa Françesku përfundon vizitën 4 ditore në Irak: Gjithmonë në zemrën time

S.B.

Në Danimarkë zbulohen 31 lloje të ndryshme të COVID

S.B.

Paralajmërimi i Faucit: Është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve të vendosura nga COVID-19!

S.B.

Mianmar, dy protestues u vranë nga policia

S.B.

Shpërthimi i fuqishëm në Guinea Ekuatoriale, të paktën 15 persona të vdekur

S.B.

Rritet sërish numri i infektuarve me koronavirus në Evropë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...