Agjencia Zhurnal.mk

Ngjarje publike nga seria “Sfidat digjitale për transformim shoqëror”

Shkup, 29 korrik – Zhurnal.mk – Ngjarja e dytë publike nga seria “Sfidat digjitale për transformim shoqëror” do të mbahet sot në hyrje të Parkut të gruas” përballë Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik (FIZHT).

Qëllimi i kësaj ngjarje, siç informojnë nga FIZHT, është të nxjerrë në pah rolin në rritje të shpejtë që procesi i digjitalizimit e ka në të gjitha sferat e shoqërisë, përfshirë sektorin publik, bashkësinë e biznesit, pjesëmarrjen lokale në krijimin e politikave, shoqërinë civile, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të ngjashme.

Njëkohësisht, do të diskutohet për rëndësinë e digjitalizimit, si dhe shkallën e vendosjes së inovacioneve përmes digjitalizimit nga ana e kompanive maqedonase, veçanërisht në një periudhë kur po përballemi me një pandemi të shkaktuar nga koronavirusi.

Theks i veçantë do t’i kushtohet rëndësisë së hapjes dhe transparencës së institucioneve publike përmes digjitalizimit. Për të përmirësuar transparencën digjitale në nivelin lokal, do të paralajmërohet hapja e një hakatoni digjital, zgjidhja e së cilës do të sigurojë një nivel më të lartë të pjesëmarrjes dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes në nivelin lokal, si dhe përmirësimin e shërbimeve publike dhe rikthimin e besimit të qytetarët tek institucionet publike.

Në këtë ngjarje publike, e cila do të synojë të hapë një debat më të gjerë dhe gjithëpërfshirës për mundësitë dhe sfidat digjitale për një transformim të qëndrueshëm shoqëror në interes të çdo qytetari, do të mbajnë fjalim drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski, menaxherja e projektit në Makalarm, Daniella Smillkovska dhe specialisti për marrëdhënie me publikun dhe media të reja dhe koordinato i Programit për transparencë dhe digjitalizim të IMMPE, Bojan Kordallov.

Ngjarja e dytë publike në serinë “Sfidat digjitale për transformimin social” është organizuar nga Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euro-atlantike (IMMPE), në bashkëpunim me Fondin për inovacion dhe zhvillim teknologjik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!