Agjencia Zhurnal.mk

Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme: Nëse Rama e bën këtë lëvizje, rrëzohet për 20 ditë

Avokati Spartak Ngjela shprehet se Shqipërinë e presin ndryshime të mëdha me reformimin që po ndodh me sistemin e drejtësie. Ngjela shkruan se korrupsioni i lartë shtetëror po ndjen frikën e goditjes antikirrupsion nga SPAK.

Analiza e plotë:

“A do të jetë e thellë kriza që kërkon të sjellë në Shqipërinë e sotme korrupsioni i lartë shtetëror, i cili ndërkohë po ndjen frikën e goditjes antikirrupsion nga SPAK?

l.
Krizat ekonomike nuk kapen relativish shpejt, por ekspertët e thellë i kuptojnë nga shenjat, të cilat ata dinë t’i arsyetojnë.

Krizat politike, nuk parashikohen, sepse ato janë subjektive, dhe vijnë si pasojë e interesit individual, interes ky që krijon përplasje politike.

Përplasjet politike gjithmonë janë intetes: ky interes mund të jetë individual por edhe interes grupimesh. Këto interesa në shoqëritë e pazhvilluara janë pasione primitive, dhe nuk kanë lidhje me zhvillimin kombëtar. Kurse, kriza politike në klasën politike të korruptuar të një vendi, historikisht ka pasur vetëm një faktor parësor: luftën antikorrupsion dhe goditjen penale të pushtetarëve të korruptuar, atëhetë kur korrupsioni ka qenë fenomen.

Duhet ta kuptojmë se gjithmonë, brenda këtij fenomeni, kjo luftë ligjore antikorrupsion, në vende të ndyshme ka krijuar krizë politike të një lloji të veçantë. Kjo krizë në thelb nis me bashkimin e të korruptuarve kundër reformës ligjore antikorrupsion, dhe, si rregull, edhe me një urrjetje kundrejt të gjithë shoqërisë.

Po në Shqipëri sot?

ll.
Në Shqipëri sot po spikat frika politike e individëve të korruptuar që ka shumë mundësi të na çojë në një krizë të thellë politike.

Gjithçka tani duket se është e përqendruar te reforma antikorrupsion, e cila kuptohet se ka qenë dhe është e lidhur me reformën në drejtësi që ka filluar tashmë në Shqipëri.

Pse është e lidhur reforma në drejtësi me reformën antikorrupsion?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është shumë e qartë: sepse, pa një pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pavarur është e pamundur të luftohet korrupsioni i lartë shtetëror.

Reforma në drejtësi, deri tani, ka seleksionuar me përjashtim nga pushteti gjyqësor të korruptuarit dhe, me individët e kualifikuar nga reforna, u krijua Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Tani këto janë të formuara institucionalisht dhe, sipas ligjit të ri, përbëjnë dy të tretat e institucioneve të reja antikirrupsion.

Por, ndërkohë gjithçka ka mbetur në pritje të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në fakt, ky është institucioni kyç i reformës antikorrupsion në Shqipëri, sepse është institucioni i hetimit dhe pritet që mbi 40 hetuesë të vijnë me kualifikim special nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht për këtë arsye, kundër kësaj Byroje janë hedhur të gjithë: edhe Berisha, edhe Meta, edhe Basha dhe po duan ta bëjnë krejtësisht me vete Ramën.

Po Rama? Rama me ta është, se edhe Rama kundër Byrosë duket të jetë, por partia e tij nuk bën dot finte kundër politikës amerikane, sepse e ka provuar një herë këtë lloj politike. Pastaj, duhet ta vëmë në dukje se, nëse Ramës i kundërvihet me fakte politika amerikane, Rama rrezohet në 20 ditë. Dhe Rama e di këtë, prandaj kuptohet se përse tani po bën gjeste të pakontrolluara që flasin për acarimin e tij psikik.

Po politika amerikane?

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, pikërisht për të neutralizuar përpjekjen e korrupsionit të lartë politik kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit, para disa ditësh u prononcua direkt kundër akteve bllokuese që kërkon t’i bëjë Byrosë politika e lartë shqiprare. Fakti që ajo foli hapur për këtë aspekt, kuptohet se politika amerikane e di bashkimin e korrupsionit shqiptar kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Po politika amerikane, e di ajo që as Rama nuk e dëshiron Byronë Kombëtare të Hetimit? Sigurisht që e di, por nuk e konsideron si pengesë, sepse, arsyeja është ajo që shpreha më lart në këtë shkrim.

lll.
Këto ditë, zonja Aida Hajnaj u zgjodh si kryetare e Byrosë Kombëtate të Hetimit.

Zgjedhja e kryetares së Byrosë Kombëtare të Hetimit është një hap i madh përpara, sepse, sipas ligjit, një komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm, përbëjnë komisionin kompetent për zgjedhjen e kandidatit, dhe këtë pastaj këta ia drejtojnë për emërim Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prandandaj, pasi ajo tani është emëruar nga KLP, mund të thuhet që ka filluar realisht faza e parë e strukturimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kjo sepse, kryetari i Byrosë Kombëtaretë Hetimit fillon të bëjë emërimin e hetuesve që do të plotësojnë organikën e hetimore të Byrosë.

Pas kësaj, tani shqiptatët po presin emërimet e hetuesve që do të duhet të vijnë nga specializimi në Shtetet e Bashkuara pranë FBI-së; sepse dihet që, në hapat e para, Byronë Këmbëtare të Hetimit në Shqipëri do ta drejtojë dhe do ta instruktojë FBI.

Në fakt, strukturimi real dhe fillimi i funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, përbën jo vetëm risinë historike të vendosjes së drejtësisë në Shqipëri, por edhe atë të funksionimit normal të shtetit ligjor.

Shqiptatët kanë tani njëqind vjet që po presin ndërtimin real të shtetit të tyre ligjor, dhe koha po ua sjell. Prandaj në këtë kohë me konflikte të brendshme dhe me kundërvënie të hapur të korrupsionit të lartë shtetëror, rasti më i favorshëm do të ishte ndërhyrja direkte dhe me personalitet e politikës amerikane. Dhe kjo tani i dha shenjat me ndërhyrjen elokuente që bëri para disa ditësh ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit. Por sigurisht kjo duhet të vijojë, dhe, në të njëjtën kohë, shqiptarët kanë të drejtë kur pyesin: kur do të vijnë hetuesit shqiprarë nga Shtetet e Bashkua që të fillojë hetimi kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri”, shkruan Spartak Ngjela.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!