Ngjitësi i majave të akullta, Will Kadd, është rikthyer në Kilimanxharo me misionin e tij të fundit, ngjitjen.
Kjo ishte vizita e tij e dytë pas asaj të vitit 2014. Sivjet ishte në betejë me kohën për të bërë ngjitjen para se maja e famshme të shkrihet përgjithmonë si rezultat i ngrohjes globale.
Në disa vende shtigjet janë aq të ngushta dhe të holla. Dikur këto shtigje ishin me akull të gjerë dhe të trashë.
Gadd pritet të jetë personi i fundit që është ngjitur në Majën e akullt të Kilimanxharos.
Duke përdorur hartën me GPS, ekipi i ngjitësit kanadez ka zbuluar se 70 për qind e shtigjeve janë shkrirë që prej vitit 2014.