Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Ngordh shpendi i famshëm që frymëzoi fëmijët mbarë botën

Një kiwi i rrallë që kishte frymëzuar fëmijë nëpër libra ka ngordhur.

Shpendi e njohur me emrin Manukura kishte lindur në vitin 2011 dhe veçanti e saj ishin pendlat e bardha. Me kohë ajo u bë atraksion për turistët që shkonin në kopshtin Pukaha Mount Bruce të Zelandës së Re për ta parë këtë kafshë të rrallë. Si inspirim nga kiwi, ishin krijuar qindra lojëra për fëmijë në mbarë botën.

“Me pikëllim ne shpallim humbjen e shoqes sonë të dashur Manukura,” shkroi një faqe në Facebook kushtuar asaj, shkruan bbc.

Manukura raportohet se ngordhi paqësisht gjatë së dielës nën përkujdesjen e veterinarëve të kopshtit. Shpendi ishti i pari që kishte lindur me ngjyrë të bardhë në Zelandën e Re. Ajo fillimisht ishte identifikuar si mashkull mirëpo më vonë u zbulua se ishte femër.

Libri në foto është një nga librat që ishte shkruar kushtuar këtij shpendi të rrallë.

Kiëi është shpendi kombëtar i Zelandës së Re. Në bazë të llogaritjeve, deri më tani janë rreth 68.000 specie të këtij shpendi

Postime të ngjashme

Krijohet iluzioni optik i një anijeje që lëvizë në ajër

S.B.

Shkretëtira e Bardhë, peizazhi i jashtëzakonshëm i Egjiptit

S.B.

Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë drejt Hënës

S.B.

Liqeni i Baikalit, një bukuri e rrallë natyrore e Siberisë

S.B.

Publikohet përmbajtja e një letre të pahapur për më shumë se 300 vjet

S.B.

Dalin imazhe tjera nga Marsi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...