Ngrënia e akullores para fjetjes ndikon negativisht në cilësinë e gjumit

Ngrënia tepërt i akullores mund të çojë në shtim peshe, sëmundje të zemrës dhe gjithashtu mund të prishë mikroflorën e traktit tretës. Sidoqoftë, është edhe më e rrezikshme të hani këtë ëmbëlsirë freskuese pak para gjumit.

 

Kohët e fundit ekspertët kanë konfirmuar se ka edhe një anë tjetër negative të konsumimit të akullores, veçanërisht nëse ju pëlqen ta hani para gjumit, sepse mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.

Një studim në veçanti zbuloi se njerëzit që merrnin ushqim të pashëndetshëm dhe konsumonin më shumë kalori, veçanërisht në formën e sheqernave shtesë, flinin më keq. Gjegjësisht, një studim i fundit konfirmoi teorinë se sheqeri është shkaku kryesor i cilësisë së dobët të gjumit.

(Foto: Daily Sabah)

Kur temperatura e trupit tonë është e ulët kjo do të thotë se po hyjmë në gjumin me cilësi më të lartë dhe më të thellë. Sidoqoftë, nëse hamë ushqime të mbushura me sheqer para se të shkojmë në shtrat, temperatura e trupit është më e lartë dhe është më e vështirë të bësh një gjumë të thellë.

Një lloj akulloreje është veçanërisht problematike. Bëhet fjalë për akulloren me çokollatë. Përveç gjithë këtij sheqeri, ajo gjithashtu përmban kafeinë dhe teobrominë – një antioksidant që vepron si stimulues dhe na mban zgjuar. 

Related posts

Deri në ç’moshë femrave u rriten gjinjtë?

D V

Fuqia e lëngut të kumbullës për shëndetin e stomakut

D V

Dëgjoni miqtë tuaj teksa shprehen, mund t’i ndihmojë të jetojnë më gjatë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More