Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Ngrënia e pemëve dhe perimeve gjithsesi është e shëndetshme, mirëpo në kohë të caktuar të ditës!

Disa artikuj ushqimorë duhet shmangur në mëngjes, para së gjithash, pemët dhe perimet e freskëta, të cilat janë vështirë të tretshme në fillim të ditës, por as jogurti nuk arrin “t’i shtyjë” deri në zorrë

Edhe nëse nuk keni lukth të ndjeshëm, ekzistojnë artikuj të cilët do ta kenë “të vështirë” mëngjesin, përkatësisht kur është i zbrazët, andaj do të duhej shmangur, transmeton Telegrafi.

Ndër to janë pemët dhe perimet e freskëta, të cilat, edhe pse të pasura me vitamina dhe minerale, vështirë treten në fillim të ditës.

Jogurti, sado që është i shëndetshëm, për shkak të baktereve të mira të cilat i posedon, nuk arrin “t’i shtyjë” deri në zorrë, sepse paraprakisht e “vret” thartira të cilën e krijon lukthi i zbrazët.

Mirëpo, situata ndryshon nëse në të fusni fruta arrore, avokado ose disa lugë bollgur, shkruan hayat.

Lëngu i kulluar i portokallit gjithashtu nuk është i mirë për mëngjes, sepse shkakton djegësirë, prandaj limonada mund të ndihmojë.

Postime të ngjashme

Organet pa të cilat mund të jetojmë

Dafina Vidishiqi

Si kufjet mund të dëmtojnë ngadalë dëgjimin, me kalimin e kohës!

Dafina Vidishiqi

Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut

Dafina Vidishiqi

Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës/ Mënyra natyrale në shtëpi

Lea Muslija

Koreja e Jugut do t’i përziejë dy vaksina të ndryshme për shkak të vonesës në furnizim

Lea Muslija

Tymosja e tepruar e marihuanës ju bën ‘dështak’

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...