Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Ngrihuni o njerëz se po na rrjepin, protestohet për ringritjen e Teatrit identik siç ishte

Prej orës 17:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po proteston për atë çka i ndodhi Teatrit Kombëtar, ndërsa shihen të marrin pjesë edhe drejtues e eksponentë të opozitës (PD-LSI).  Kjo është protesta e tretë që zhvillohet për këtë çështje, pas asaj të së dielës dhe së hënës, ku pati edhe dhunë ndaj qytetarëve, ndërsa sot ka nisur paqësisht me tingujt e “Himnit të teatrit”.

Pas shembjes, tashmë kauza për protestën është ringritja e shtëpisë së artisëve, ashtu siç ishte. Për këtë artistët hapën një peticion, në sheshin e protestës, duke e shpërndarë edhe online, ndërsa pjesëtarë të Aleancës i thanë Shekullit se peticioni do të shpërndahet për firma edhe në rrethet e tjera. Ndërkohë në protestën, ku kanë nisur të flasin artistët, janë 300 efektivë policie.

Mëngjesin e 17 majit u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Shumë artistë e politikanë u shoqëruan në Komisariat dhe 7 prej tyre janë në qeli. Po kështu, pati edhe protestë ditën e hënë, ku nuk munguan përplasjet. Gjatë kësaj proteste Policia procedoi, Robert Budinën, Adriana Kalajën, Neritan Liçajn, Artan Manushaqen Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, Çlirim Gjatën dhe Fatmir Mediun.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!