Presidenti amerikan, Donald Trump ka ngrirë miliarda dollarë që ishin paraparë të shkojnë në mbarë botën në formë ndihme, duke përfshirë mbi 268 milionë dollarë (258,4 milionë euro) të ndarë prej Kongresit amerikan për të mbështetur median e pavarur dhe rrjedhën e lirë të informacionit.
Reporterët pa Kufij (RSF) e kanë dënuar këtë vendim, i cili ka zhytur OJQ-të, mediat dhe gazetarët që kryejnë punë jetike në një pasiguri kaotike.
RSF-ja u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare publike dhe private të angazhohen për qëndrueshmërinë e medias së pavarur.
Që kur presidenti i ri amerikan njoftoi ngrirjen e ndihmës së huaj të SHBA-së, USAID (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar) ka qenë në krizë: faqja e saj e internetit është e paarritshme, llogaria e saj në X është pezulluar, selia e agjencisë është mbyllur dhe punonjësit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.
Më vonë atë ditë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi se ishte emëruar drejtor i përkohshëm i agjencisë, duke sugjeruar se operacionet e saj po zhvendoseshin në Departamentin e Shtetit.