Agjencia Zhurnal.mk

Ngrit dronin në ajër, filmon plazhin e fshehur brenda kraterit të ishullit meksikan – publikon pamjet mbresëlënëse

Një fotograf ka arritur të realizojë një video mbresëlënëse nga ajri me dron. Bëhet fjalë për një plazh të fshehur brenda një krateri në ishullin e bregut meksikan, që dikur ishte përdorur si bazë për testimin e bombave.

Tarsicio Suarez kishte përdorur dronin në Playa del Amor, i njohur si plazhi i fshehtë në ishullin Marieta të Meksikës, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht historisë ushtarake, plazhi është i “dizajnuar” si rezervat natyror që tani është në pronësi të qeverisë federale meksikane.

E ata vizitorë që ia mësyjnë ishullit duhet t’i përmbahen rregullave strikte si në numër të vizitorëve, të cilëve u kërkohet ta mbrojnë florën dhe faunën.

Për ta vizituar këtë ishull duhet bërë një orë lundrim, por për të pasur qasje në këtë plazh kërkohen leje shtesë ku përmes një tuneli duhet të udhëtohet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...