Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ngritet aktakuzë kundër pronarit të kafeterisë “Fontana”

Shkup, 28 janar – Zhurnal.mk – Prokuroria e Shkupit sot ka ngritur aktakuzë për rastin “Mavrovasja”, ku investuesi i lokalit “Fontana” ndërtoi objekt të egër pa leje, e e cila më pas u rrënua nga organet kompetente, informon Zhurnal.

Kundër investuesit është ngritur aktakuzë – vepër penale ndërtim pa leje nga neni 244 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

I akuzuari M.A gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit 2020, si investues, ka ndërtuar objekt me sipërfaqe prej 330m2 para qendrës tregtare “Mavrovasja”, ndërsa për këtë nuk ka patur leje ndërtimi.

Atij i janë shqiptuar disa masa. Atij i ndalohet të lëshojë vendbanimin, i është marë pasaporta dhe nuk guxon të nxjerë një të re, si dhe kohë pas kohe të paraqitet në Gjykatën Penale. Këto masa janë shqiptuar me qëllim që të sigurohen se i akuzuari do të jetë prezent gjatë gjithë procedurës.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Z H

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...