Shkup, 31 tetor – Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për krim ekonomik dhe korrupsion në koordinim me Departamentin për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda, Departamenti për hetime kriminale, Njësia për krime financiare, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup ndaj B.K.S. nga Manastiri, si ish-ministre në Ministrinë e Kulturës e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim pozitën dhe autoritetin zyrtar”.
Siç njoftoi sot MPB, e raportuara B.K.S., në cilësinë e zyrtarit – ministër i zgjedhur në Qeverinë e RMV-së për Ministrinë e Kulturës, me datë 19.02.2024 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer detyrën zyrtare.
“Gjegjësisht, e raportuara B.K.S., në cilësinë e zyrtarit – ministre e zgjedhur në Qeverinë e RMV-së për Ministrinë e Kulturës, me datë 19.02.2024 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer detyrën zyrtare, në mënyrë që sipas Vendimi i miratuar i Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe Konkluzioni i Qeverisë së RMV-së për bartjen e së drejtës për rindërtim, zgjerim dhe ngritje të objektit ekzistues Salla Universale në Shkup, si dhe pas marrëveshjes së lidhur për rregullimin të të drejtave dhe detyrimeve reciproke ndërmjet Qytetit të Shkupit si pronar dhe Ministrisë së Kulturës si investitor i ri, pavarësisht se ministria ishte përgjegjëse për kryerjen e procedurave të nevojshme për dhënien e të gjitha kontratave të nevojshme për përfundimin e plotë të rikonstruksionit të objektit, edhe pse sipas dispozitave të Ligjit për Prokurim Publik ishte obliguar që të kryejë një procedurë të re të prokurimit publik për zgjedhjen e kontraktorit më të favorshëm për përfundimin e rindërtimit të objektit.
Rreth shtatë muaj më parë, Salla Universale u përfshi nga një zjarr i madh, ku kupola e re u dogj. Policia më pas ka ndaluar tre persona, punëtorë të cilët kryenin detyra pune. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.