Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ngritet procedurë kundër Bogojeskit pasi kërcënoi një boshnjak me gjenocid

Shkup, 20 maj – Zhurnal.mk – Ministria e Mbrojtjes, për TV21 ka njoftuar se ka hapur rast për gjuhën e urrejtjes, që këshilltari i kësaj Ministrie, Petar Bogojevski e ka përdorur në rrjete sociale.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur procedurë për verifikim të përgjegjësisë disiplinore për paraqitjet publike të Petar Bogojevskit në bazë të Ligjit për nëpunës administrativ, Kodin për nëpunës administrativ dhe Kodin etik të të punësuarve në MM dhe Armatë. Ministria e Mbrojtjes nuk do të tolerojë asnjë formë të diskriminim në rrjete sociale apo kudo tjetër, duhet të jepet shembull për sjellje adekuate dhe të denjë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Petar Bogojevski në profilin e tij në “Facebook”, duke i replikuar në koment një personi të përkatësisë boshnjake, e ka pyetur atë: A mos doni të ju ndodh ajo çfarë ka ndodhur gjatë viteve të 90-ta”.

“Ende nuk jeni mbushur me mend? Gjatë të 90-tave? Ende doni?”, e ka pyetur Bogojevski.

Gjatë kësaj periudhe, Serbia ushtroi gjenocid ndaj boshnjakëve.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...