Strugë, 27 janar – Zhurnal.mk – Është ngritur procedurë në Prokurorinë Themelore Publike për rastin me drejtorin e spitalit të Strugës, Muhamed Asani, informon Zhurnal.
Kjo vjen pasi mediat njoftuan për skandalin me ordinancën e tij të paregjistruar gjinekologjike, ku me vite kishte kryer kontrolle pa leje.
Inspektorati dje ka dhënë ndalesë për punë të ordinancës në shtëpinë e tij, ndërsa sot është ftuar për bisedë.//Zhurnal.mk