Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Ngujohen 80 minatorë të Trepçës e 32 të Artanës – nuk i morën pagat

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Mbi 80 minatorë të Trepçës janë ngujuar në horizontin e 10-të të minierës së Trepçës në Stantërg.

Por jo vetëm këta. Në shenjë proteste për mos-marrjen e pagave, janë edhe minatorët e Artanës të cilët nuk kanë zhvilluar punën që prej dje dhe janë ngujuar poshtë minierës. Informacionet e fundit thonë se janë 32 minatorë tek Miniera e Artanës, të cilët po qëndrojnë të ngujuar.

Nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri ka deklaruar se tashmë kanë pranuar informatën se minatorët e Artanës e ndërrimit të tretë mbrëmë dhe ndërrimi i parë sot nuk kanë hyrë fare në minierë, në shenjë proteste.

“Sapo morëm informatën prej minierës se minatorët e Artanës, ndërrimi i tretë mbrëmë dhe ndërrimi i parë sot nuk kanë hy fare në minierë pra s’kanë startu fare punën”, tha ai.

Ymeri tutje shtoi se të njëjtit s’kanë hy fare në galerinë e minierës si shenjë pakënaqësie për shkak të mos-marrjes së pagave.

“Pra në shenjë revolte, minatorët s’kanë fillu fare punën”, shtoi ai.

Ndryshe ditë më parë Qeveria e Kosovës bëri të ditur se kanë ndarë 1.1 milion euro për Trepçën.

Postime të ngjashme

Riaktualizohet çështja e bartjes së shamisë në shkolla

Dafina Vidishiqi

Personat e dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojnë as në zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Vaksinohen Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Dafina Vidishiqi

Lekaj: Qeverisë Kurti nuk po i intereson qytetari

Dafina Vidishiqi

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën: Jam lodhur dhe sëmurë duke folur për vizat

Dafina Vidishiqi

Hidhet një pako në drejtim të qendrës së paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...