Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Nicki Minaj publikon fotot e para të djalit

Lajmi që reperja më e suksesshme femër është bërë nënë pati marrë vëmendje të madhe në botën e showbizit.

Nicki Minaj solli në jetë djalin e saj më 30 shtator të vitit 2020, e lajmin e kishte bërë të ditur edhe ajo vetë duke publikuar vetëm një foto ku shihet këmba e foshnjës së vogël.

Përveç asaj fotoje, Minaj dhe bashkëshorti i saj nuk kishte publikuar asnjë fotografi të djalit deri tani, duke e ruajtur privatësinë e tyre dhe duke e mbajtur foshnjën larg vëmendjen së mediave.

Por Minaj ka vendosur që vitin 2021 ta nisë me fotot më të ëmbla të të birit, foto këto që morën vëmendje të madhe dhe u bënë tashmë virale në internet.

Pa treguar as emrin e tij të plotë, reperja i është referuar djalit të saj me nofkën “Papa Bear”, me fjalë emocionuese që çdo nënë do t’i thurte fëmijës së tij.

“Papa Bear faleminderit që më ke zgjedhur mua të jem nëna jote. Ju uroj të gjithëve një vit të lumtur dhe të mbarë. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen përgjatë këtij rrugëtimi. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Të qenit nënë, deri më tani, ka qenë puna më përmbushëse që e kam bërë në jetë. Iu dërgojë shumë dashuri të gjitha nënave superheroina. Përqafime të mëdha për gratë që kanë qenë shtatzënë gjatë kësaj periudhe sfiduese për të gjithë”, kishte shkruar Minaj në postimin e saj të fundit në Instagram.

Artistja 38-vjeçare është e martuar me Kenneth Petty dhe tashmë u bë nënë për herë të parë, e që duket se e kanë ndryshuar tërësisht atë. Se sa i përkushtohet ajo të voglit nuk dihet, meqë, sikurse yjet e tjera të Hollywoodit, edhe ajo nuk zbulon shumë nga jeta private, porse gjithsesi ajo që shihet është angazhimi i saj i vazhdueshëm në botën e muzikës.

Postime të ngjashme

“My love story”, një mega emision së shpejti në ekran

T E

“Tërmet” në familjen mbretërore/ Sonte transmetohet intervista e princit Harry dhe gruas së tij amerikane Meghan Markle

T E

Ylli i YouTube, Zoe Sugg njofton se është shtatzënë për herë të parë

S.B.

Pyetet nëse planifikon të martohet së shpejti, Eni Koçi: Dasma nuk shqyrtohet fare si opsion në këtë periudhë

S.B.

Gjira: Ata që bëjnë muzikë të vërtetë kanë pak klikime, nuk e bëjnë për vëmendje

S.B.

Fero lanson këngën e re “Krenaria”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...