Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Nicki Minaj shfaqet me kreacion të Albërie Hadërgjonajt

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka tash e sa kohë që përveç muzikës, ka përqendruar aktivitetin e saj edhe në biznes.

Ajo ka hapur një atelie veshjesh në Tiranë nën emrin “Albëri Couture”, ku nxjerr në shitje kreacione të ndryshme, kryesisht për gjininë femërore.

E pikërisht një nga veshjet e dyqanit të saj, së fundmi është promovuar nga reperja me famë botërore, Nicki Minaj.

Në fotografinë e fundit që rap-artistja amerikane ka publikuar në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur shumë atraktive duke pozuar me partnerin e saj pranë pemës së Vitit të Ri.

Minaj dukej e mrekullueshme një fustan të bardhë me shkëlqim dhe prerje të shumta, e që ishte pikërisht kreacion i linjës së veshjeve të këngëtares Hadërgjonaj.

Ka qenë vet Albërija ajo e cila ka publikuar po ashtu në Instagram këtë imazh të Nickit, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Nicki shkëlqen në ‘Albëri Couture’”.

Duket se familjes Hadërgjonaj po i ecën mjaft mirë debutimi në tregun ndërkombëtar, pasi javë më parë edhe vajza e këngëtares, Anxhelina Hadërgjonaj, mori përkrahjen e super yllit Kim Kardashian për këngën e saj të parë me titull “Predicious”.

Postime të ngjashme

Hiti i ri nga Maili, rep artist shumë modern

T E

Publikon fotografitë e para pas lindjes, Elita Rudi zbulon portretin e vajzës Bota

S.B.

Rita Ora zëvendësohet në jurinë e “The Masked Dancer”

S.B.

Heidi Klum e lejon vajzën të bëhet modele pasi ajo ia kishte kërkuar me vite këtë

S.B.

Bebe Rexha publikon pamje “të rrezikshme” nga klipi i ri

S.B.

Arbenita Ismajli shkëlqen në fotografitë e radhës teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...