Agjencia Zhurnal.mk

Nicole Scherzinger takohet për herë të parë me prindërit e Thom Evans

Thom Evans e ka prezantuar për herë të parë të dashurën Nicole Scherzinger me prindërit e tij, Sally dhe Brian.

Çifti duket se e kanë çuar lidhjen në një tjetër nivel pasi udhëtuan për në Portugali mes pandemisë së coronavirusit për të kaluar Ditën Ndërkombëtare të Babait me prindërit e Evans.

Ylli i rugbyt, 35-vjeçar ka ndarë një fotografi përkrah prindërve dhe partneres së tij, Nicole Scherzinger, e cila shfaqet mbi Thom.

Thom dhe Nicole u shfaqen mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit, ndërsa shfaqen prindërit e Thom duke buzëqeshur para kamerës.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Babait”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Thom dhe Nicole u takuan për herë të parë tetorin e vitit të kaluar, teksa i dashuri i kësaj të fundit u takua me prindërit e Scherzinger për Krishtlindje.

Dyshja e kanë kaluar periudhën e karantinës duke publikuar video të ndryshme argëtuese me ndjekësit e tyre.

Ata kanë ndarë kohën mes shtëpisë së Nicole në Los Angeles dhe kryeqytetit anglez.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...