Nidal Selim me mbështetje nga Zvicra për kandidatin Sadi Bexheti në hartimin e projekteve

Prof. dr Nidal Selim, drejtor dhe themelues i Institutit Global për Ujë, Mjedis dhe Shëndet në Gjenevë të Zvicrës, sot në një konferencë me mediat në Tetovë, ka theksuar se do të mbështesë dhe ndihmojë profesorin Sadi Bexheti për një Tetovë ndryshe, e cila meriton zhvillim dhe jetë më të mirë për qytetarët e saj. Salim është këshilltar i prof. Sadi Bexhetit, kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, përcjell INA.

 

“Kemi ardhur këtu nga Zvicra për të mbështetur profesorin Sadi Bexheti për fushatën e tij. Ti ndihmojmë atij për të përmirësuar planin e zhvillimit për Tetovën dhe rajonin e Tetovës, kryesisht në temat për rritjen e furnizimit me ujë, të bëjmë sistemin më efikas. Të zhvillojmë infrastrukturën e ujit dhe infrastrukturën e ujrave të zeza. Të realizojmë plan për mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinave. Gjithë kjo do jetë edhe me ndihmën e Kombeve të Bashkuara me seli në Gjenevë dhe Qeverinë zviceriane, për të siguruar kushte dhe cilësi më të mirë të jetës së njerëzve”, theksoi Salim.

Sipas tij, fokusi do të jetë edhe në planin e zhvillimit ekonomik për mbështetjen e bizneseve, agrobiznesit dhe projekte për ambientin jetësor, për të siguruar kushte për një jetë më të mirë dhe më cilësore për njerëzit.

Ai tha se duke e njohur profesor Sadi Bexhetin, kapacitetet e tij intelektuale dhe menaxheriale, ai do të sjellë ndryshimin dhe shpresën për Tetovën dhe njerëzit e saj. “Ne do të ndihmojmë në hartimin e projekteve dhe thithjen e fondeve për ti zbatuar ato. Do të ndihmojmë në atë se çfarë i nevojitet kësaj komune, çfarëdo që të ketë nevojë, ne do të jemi këtu. Ne do të kemi agjencione të fondeve që të ndihmojnë Tetovën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në këtë vend”.

Press konferencë e këshilltarit të Prof. Dr. Sadi Bexhetit, Prof. Dr. Nidal Salim, Drejtor dhe themelues i Institutit Global për Ujë, Mjedis dhe Shëndet – Gjenevë, Zvicër

Posted by Partia Demokratike Shqiptare on Tuesday, September 28, 2021

Related posts

Mickoski: Pesë vite në Qeveri, shpenzuan 16 miliardë euro dhe çdo familje futën në borxh për 4.500 euro

D V

Shilegov: Kopshti zoologjik i Shkupit po bëhet atraksion turistik rajonal

D V

Arifi: Kemi shumë projekte të cilat do të realizohen gjatë katër viteve të kaluara

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More