Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nigeri, 15 të vdekur që nga fillimi i protestave kundër dhunës policore

Zhurnal Ads

Organizata për të drejtat e njeriut tha se dy policë ishin në mesin e viktimave ndërsa qindra njerëz janë plagosur.

Së paku 15 persona kanë humbur jetën që kur shpërthyen protestat këtë muaj në Nigeri kundër brutalitetit të policisë, tha të hënën Amnesty International (AI), raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata për të drejtat e njeriut tha se dy policë ishin në mesin e viktimave ndërsa qindra njerëz janë plagosur.

Protestat mbarëkombëtare kanë vazhduar që nga 7 tetori pavarësisht nga shpërbërja e njësisë policore të Skuadrës Speciale Kundër Grabitjes (SARS).

Protestat kundër SARS vazhduan për disa ditë dhe demonstruesit rrethuan selinë e saj.

Ata brohorisnin “Fundi i SARS” dhe derdhën bojë të kuqe në rrugën përpara ndërtesës, referencë simbolike për vrasjet e pretenduara nga oficerët e SARS.

Pavarësisht shpërbërjes së SARS, protestuesit vazhduan demonstratat e tyre duke kërkuar reforma gjithëpërfshirëse të policisë, përfshirë dënime për oficerët që kanë gabuar, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë protestuesve të ndaluar dhe kompensimin për familjet e viktimave të brutalitetit policor.

“Shpërbërja e SARS është vetëm hapi i parë në angazhimin tonë për reforma të gjera policore në mënyrë që të sigurojmë që detyra kryesore e policisë dhe agjencive tjera të zbatimit të ligjit mbetet mbrojtja e jetës së njerëzve tanë”, tha presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, javën e kaluar në Twitter.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Krishtlindje të izoluara në Evropë

S.B.

Të paktën 140 emigrantë drejt Evropës mbyten në brigjet e Senegalit

S.B.

Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

S.B.

Mbyllen dy konsullata amerikane në Rusi

T E

“Nuk është konflikt me fenë islame”/ Liderët e BE të vendosur në luftën kundër terrorizmit

S.B.

Shkatërrohen tanke, sisteme raketore/ Vazhdojnë operacionet e Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të pushtuara

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...