Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nigeri, gjatë sulmit të armatosur rrëmbehen shumë studentë

Komisari për informacione në shtetin federal Abia, John Kalu, deklaroi se persona të armatosur sulmuan minibusin me studentë në autostradën Okigwe – Uturu.

Gjatë një sulmi të armatosur të personave të panjohur mbi një minibus, i cili transportonte studentë në shtetin federal nigerian Abia, janë rrëmbyer shumë persona, raporton Anadolu Agency.

Komisari për informacione në shtetin federal Abia, John Kalu, deklaroi se persona të armatosur sulmuan minibusin me studentë në autostradën Okigwe – Uturu.

Kalu tha se minibusi po transportonte studentë të Universitetit Abia dhe shtoi se dy prej tyre arritën të shpëtonin nga sulmuesit.

Duke theksuar se forcat e sigurisë së shtetit fqinj Imo do të marrin pjesë gjithashtu në shpëtimin e studentëve, Kalu tha se nuk do të ndahen resurse për sigurinë e studentëve të rrëmbyer.

Disa sulme janë kryer në shtetet nigeriane Benue, Plateau, Katsina dhe Zamfara që nga fillimi i vitit, ku nxënësit u rrëmbyen, ndërsa më 20 prill, 16 studentë nga Universiteti privat i Green Field në shtetin e Kaduna ishin rrëmbyer.

Për shkak të sulmeve të shpeshta në disa shtete federale, mësimi është pezulluar.

Postime të ngjashme

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

D V

Policia ukrainase e gjen të varur aktivistin e zhdukur bjellorus

D V

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

D V

Iranit do t’i përgjigjemi në mënyrë kolektive, thotë SHBA-ja

D V

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...