Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nigeri, një grup i armatosur hyn në xhami dhe rrëmben 17 persona

Sipas mediave lokale, sulmuesit e paidentifikuar hynë në një xhami në qytetin Gwargwada-Sabo gjatë lutjes.

Një grup i armatosur i cili hyri në një xhami në shtetin federal Nasarawa të Nigerisë rrëmbeu 17 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, sulmuesit e paidentifikuar hynë në një xhami në qytetin Gwargwada-Sabo gjatë lutjes.

Me atë rast, ata rrëmbyen 17 persona, përfshirë tre gra, ndërsa më pas kërkuan shpërblim prej 1 milion naira (rreth 2.260 euro) nga anëtarët e familjes.

Qeveria nigeriane nuk është prononcuar lidhur me këtë rast.

Në disa shtete federale të Nigerisë, përdorimi i motoçikletave është ndaluar për shkak të sulmeve të fundit të kryera duke përdorur pikërisht mjete të tilla.

Në veriperëndim të Nigerisë për shkak të kullotave shpesh vjen deri tek përleshjet midis banorëve vendas dhe barinjve që vijnë nga pjesë të tjera të vendit, veçanërisht midis barinjve nga komuniteti Fulani dhe fiseve që jetojnë nga bujqësia.

Pjesëtarët e komunitetit Fulani pretendojnë se fermerët po përpiqen të vjedhin bagëtinë e tyre dhe shpesh i sulmojnë ata.

Për shkak të këtyre përleshjeve në këtë zonë kanë humbur jetën rreth 2.000 persona ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Postime të ngjashme

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (Video)

T E

Hoteli që ndodhet mes dy shteteve

T E

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

T E

Nuk e lanë të dilte nga shtëpia, i riu “çmendet” dhe vret 6 anëtarët e familjes

T E

35 vite pas tragjedisë së anijes hapësinore “Challenger”

T E

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...