Bota

Nigeri, numri i të vdekurve nga përmbytjet rritet në 95

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nigeri është rritur në 95, bëjnë të ditur mediat lokale.

Gjashtëmbëdhjetë persona të tjerë humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në 19 rajone të shtetit Jigawa, u tha gazetarëve Alhaji Yusuf Sani Babura, sekretari ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave Shtetërore në Jigawa (SEMA).

Mijëra njerëz janë pastrehë dhe dhjetëra mijëra hektarë tokë të kultivuar janë përmbytur

Sezoni i shirave fillon nga qershori deri në shtator në Afrikën Perëndimore.

Vendet e tjera në rajon si Burkina Faso, Niger dhe Senegal gjithashtu përjetuan përmbytje këtë vit.

Postime të ngjashme

Guatemala: Së paku 50 të vdekur nga stuhia Eta

H S

Udhëheqësit e BE-së përplasen për shkak të vetos së Hungarisë dhe Polonisë për buxhetin

S.B.

Bie thuajse çdo 5 vjet, historia e dhimbshme e Turqisë me tërmetet

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...