Guvernatori i shtetit Katsina, Aminu Masari për një radio stacion tha se ka urdhëruar një operacion që do të kryhej pasi qindra studentë u rrëmbyen nga Boko Haram në një shkollë në Kankara, një qytet i vogël në Katsina.
Së paku 17 nxënës të rrëmbyer nga grupi terrorist Boko Haram nga një shkollë në veriperëndim të Nigerisë janë shpëtuan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i shtetit Katsina, Aminu Masari, për një radio stacion tha se ka urdhëruar një operacion që do të kryhej pasi qindra studentë u rrëmbyen nga Boko Haram në një shkollë në Kankara, një qytet i vogël në Katsina.
Masari tha se dy nxënës vdiqën në operacion.
“Shumica e nxënësve të rrëmbyer janë në pyllin Zamfara në provincën fqinje. Janë duke u zhvilluar përpjekje për t’i shpëtuar ata”, shtoi ai.
Më shumë se 600 nxënës të rrëmbyer
Pjesëtarët e Boko Haram sulmuan shkollën me konvikt natën e 11 dhjetorit, duke rrëmbyer më shumë se 600 nxënës.
Ministri i Mbrojtjes Bashir Salihi Magashi ka vizituar zonën, duke premtuar se nxënësit do të shpëtojnë shumë shpejt.
Banorët lokalë gjithashtu po vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për lirimin e tyre.
Në një deklaratë, presidenti Muhammadu Buhari dënoi sulmin e Boko Haram ndaj fëmijëve të pafajshëm, duke thënë se forcat e sigurisë kanë identifikuar grupin e armatosur në pyll dhe se është nisur një operacion.
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Katsina, Gambo Isah, tha se një roje sigurie u plagos gjatë operacionit dhe forcat shtesë të sigurisë do të dërgohen në zonë për operacionet e kërkimit-shpëtimit.