Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes: Objektiv një bazë ushtarake e NATO-s në Pashaliman

Niko Peleshi mori detyrën e re në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ditën e sotme.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës u mbajt në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes në praninë e Forcave të Armatosura dhe Orkestrës ushtarake. Pas fjalës së ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Peleshi falënderoi gjithë punën e bërë nga ajo dhe FA duke theksuar se objektivi i Shqipërisë është që të ngrihet një bazë ushtarake e NATO-s në Pashaliman.

“Sot përulem me respektin më të thellë përpara jush. FA duhet të marrë një vëmendje të lartë. Duke kryer këtë detyre me devocion dhe atdhedashuri. Përshëndes me mirënjohje gratë dhe burrat me uniformë, që janë në detyrë. Ju keni ditur të tregoni që FA është i denjë për një vend aleat i NATO-s. Rreth 200 efektivë që shërbejnë në misionet e NATO duke kontribuar në sigurinë kolektive, janë prova më e mirë e progresit dhe kartvizita më e mirë. U shpreh mirënjohje familjarëve të tyre. Jemi përkrah aleatëve. Shqipëria do jetë jo vetëm një faktor stabiliteti, por eksportues i sigurisë duke marrë pjesë në misione ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë. Edukimi dhe trajnimi do të marrë një vëmendje të veçantë, ndaj vlerësoj ministren për hapjen e akademisë së FA. Ka filluar dialogu me NATO për bazën e Pashalimanit. Ku dikaster ka një të veçantë, se është i integruar ne strukturat e euroatlantike, puna matet me standardet e NATO-s. Kemi ende punë për të bërë dhe të bashkojmë forcat dhe të frymëzohemi nga e ardhmja, për një Shqipëri të sigurt, demokratike dhe anëtare e denjë e Bashkimit Europian”, tha Peleshi.

Postime të ngjashme

“Meta dhe Berisha, më të tremburit nga Reforma në Drejtësi”/ Rama: PD-LSI dhe “KÇK” 3 këmbët e së keqes me 2 koka presidentësh

S.B.

Vasilika Hysi merr vendimin, largohet nga PS/ Rama: Do t’ju hapë rrugën kalamajve

S.B.

Raporti i DASH për 2020: Shqipëria, asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave

S.B.

Shqipëri-Zvicër, Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e pronës intelektuale

S.B.

“I them publikisht Ilir Metës se më 26 prill…”! Balla: Çfarë do bëjë Rama, nëse Presidenti s’i dekreton qeverinë e re!

S.B.

Lefter Maliqi: Kandidoj për LSI-në, kam kërkuar të jem në fund të listës. Nga sot zhvendosem pranë elektoratit në Berat. Fitojmë 3 mandate

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...