Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Nikolla Dimitrov i shpëtoi interpelancës

Shkup, 4 shkurt, Zhurnal.mk – Nga gjithsej 108 deputetë që votuan, vetëm 53 ishin PRO interpelancës, ndërsa 55 të tjerët votuan KUNDËR, Interpelanca për Ministrin pa resor të angazhuar në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nuk kaloi, shkruan Zhurnal.mk

Interpelanca u ngrit nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE’së, e cila e bënte përgjegjës Dimitrovin për dështimin e fillimit të negociatave me BE-në. Aleksandër Nikollovski nga VMRO DPMNE tha se pakti i vitit 2017 mes Shkupit e Sofjes, arkitekt i së cilës ishte Dimitrovi, nuk e obligon Sofjen ta mbështesë euro-integrimin e vendit dhe si pasojë vendi tani ndodhet para zgjedhjes së vështirë: të mos hapërojë drejt euro-integrimit ose populli maqedonas të pranojë diçka që nuk është.

Që interpelanca të ishte e suksesshme, duhej që për të të votonin shumica prej numrit të përgjithshëm të deputetëve, konkretisht 61 deputetë.

Postime të ngjashme

Konfirmohen ndryshimet në Kodin Penal, vendoset një vepër e re penale

Z H

Do të formohet NP për menaxhim dhe mbrojtje të Parkut Nacional Mali Sharr

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

Finance Think: Fokusi nevojitet të vendoset në efikasitetin e shpenzimeve

Z H

MPPS me thirrje të respektohen masat për mbrojtje nga i ngrohti

Z H

Zaev zyrtarizon bashkëpunimin me PDSH-në në zgjedhjet lokale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...