Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikolla Dimitrov takoi Ambasadoren e Malit të Zi në vend, Marija Petroviq

Shkup, 1 mars, zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot kishte takim me Ambasadoren e Malit të Zi në vend, Marija Petroviq, me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe aktualiteteve në kontekst të procesit euro-integrues si të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe të Malit të Zi.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në kontekst të këtij procesi.

“Përvojat e fundit me Malin e Zi në udhëheqjen e negociatave aderuese të cilët u prezantuan para Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrinë për Punë të Jashtme, konfirmojnë bashkëpunimin tonë të afërt në arritjen e vizionit të përbashkët për vendet tona, por edhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, theksoi Zëvendëskryeministri Dimitrov.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mundësinë për revitalizimin e bashkëpunimit në kuadër të Komitetit të Përzier sipas Marrëveshjes për Bashkëpunim në sferën e integrimit në BE, duke u dokorduar se takimi do të ishte e rëndësisë së veçantë në këtë periudhë, nën dritën e metodologjisë së re dhe mënyrës së zbatimit të reformave evropiane në këtë kontekst.

Ata shprehën pritje se trendi pozitiv në bashkëpunimin bilateral do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, dhe në ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët evropiane.​ // Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...