Nikolla pret Ambasadorin e Turqisë/ Murat Ahmet Yörük: Parlamentet, nxitës të bashkëpunimit e partneritetit strategjik me Turqinë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Turqisë, Murat Ahmet Yörük. Ambasadori Yörük i shprehu Nikolles përgëzimet për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen dhe vullnetin për forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm midis të dy vendeve. Ambasadori i përcolli Kryetares së Kuvendit ftesën e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Sentop, për një vizitë zyrtare në Turqi.

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e falenderoi Ambasadorin Yörük për ndihmën e pakursyer të Turqisë për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë së Covid-19. “Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë dhe Kuvendi do të punojë për të nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve në të gjitha aspektet. Bashkëpunimi i shkëlqyer parlamentar do të rritet e zgjerohet, si një shembull i bashkëpunimit midis institucioneve të të dy vendeve”, nënvizoi Nikolla. Kryetarja e Kuvendit, e pranoi me kënaqësi ftesën e Kryetarit Mustafa Sentop dhe vizita zyrtare në Turqi do të realizohet së shpejti.

Related posts

Durrës, dy të arrestuar për vjedhje

Z H

Shtrihet reforma e Aftësisë së Kufizuar, Manastirliu në Krujë: Skema e re ul abuzivitetin, burokracitë dhe rrit transparencën

D V

Brataj ngre alarmin: Me ardhjen e turistëve, varianti “Delta” do të jetë prezent

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More