Nikolla takon Kryenegociatorin Mazi: Kuvendi, i vendosur në avancimin e reformave

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Kryenegociatorin, Zef Mazi. Gjatë takimit u diskutua mbi dimensionin parlamentar të procesit të integrimit si edhe rritjen e rolit të Kuvendit gjatë procesit të negociatave. Kryenegociatori Mazi e informoi Kryetaren e Kuvendit mbi ecurinë e takimeve me përfaqësues të qeverive dhe parlamenteve të vendeve të BE-së, në kuadrin e përgatitjeve për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerësoi punën e deritanishme të Kryenegociatorit Mazi dhe e garantoi atë për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë. “Integrimi evropian qëndron në krye të prioriteteve të Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi, Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, Komisioni i Integrimit Evropian, të gjitha komisionet parlamentare dhe unë personalisht do të punojmë bashkarisht për të garantuar legjitimitetin demokratik të këtij procesi, edhe gjatë fazës të zhvillimit të negociatave. Gjithashtu, Kuvendi do të thellojë e avancojë reformat që lidhen me procesin e integrimit e më gjerë.”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Related posts

Ristani zbulon dy gabimet që kanë fundosur Bashën

D V

Operacioni në Durrës, Çuçi: Për 4 muaj kapëm një ton kokainë në port, flasin faktet

D V

Edi Rama paralajmëron sërish studentët: Kush s’vaksinohet nuk mund t’i ndjek mësimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More