Nikollë Camaj është propozua për nënkryetar të Kuvendit të Malit të Zi

nga Xh M

Deputeti i Forumit Shqiptar, Nikolë Camaj, është propozua për nënkryetar të Kuvendit të Malit të Zi.

Propozimin përveç Camajt e kanë nënshkruar edhe anëtarët e Forumit Shqiptar dhe Aleancës Shqiptare, Artan Çobi dhe Ilir Çapuni.

Në propozimin, i cili i është drejtuar kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq, thuhet se Camaj me profesion është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Krahas përvojës 20 vjeçare të punës në profesion, në Gjimnazin e Tuzit është marrë me aktivitete të ndryshme shoqërore dhe politike dhe disa herë ka mbajtur poste të ndryshme”, thuhet në dokument.

Camaj ka qenë edhe ndihmës sekretar për informim, pastaj kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, drejtor i Komunales së Tuzit, si dhe këshilltar në Komunën e Tuzit në disa mandate.

Funksionin e deputetit e ushtron prej 29 korrikut të vitit të kaluar.

Camaj ka qenë sekretar i partisë së parë shqiptare LDMZ e themeluar në shtator të vitit 1990, si dhe kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare, e që tani është kryetar nderi i kësaj partie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More