Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nikolloski: Pas 19 viteve janë krijuar kushte normative që të realizohet regjistrimi

Shkup, 21 janar – Me miratimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë janë krijuar kushtet normative që ky operacion i rëndësishëm statistikor të realizohet pas 19 vitesh, tha zëvendëskryeministri për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve mjerëzore, Lupço Nikollovski në Fejsbuk, duke mirëpritur vendimin e deputetëve dhe miratimin e këtij vendimi ligjor.

“Institucionet janë të gatshme, do të kemi një inventar sipas standardeve ndërkombëtare. Koncepti është profesional dhe i përgjegjshëm, pa ndikime politike, të kemi statistika të sakta, të besueshme dhe të zbatohet nga ekspertët. Sipas kritereve të Eurostat dhe standardeve ndërkombëtare”, deklaroi Nikollovski.

Sipas tij, partizanizimi i regjistrimit është i dëmshëm dhe krejtësisht i panevojshëm, sepse është operacion statistikor, i cili është i nevojshëm për të planifikuar zhvillimin e vendit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”

Bexhet Musliu

Ekskluzive / Ja e vërteta e deputetit “kauboj” të ASH-së nga Saraji!

Bexhet Musliu

Ahmeti pas mbledhjes: Të gjitha gjërat janë sqaruar, BDI-ja është më e unifikuar!

Bexhet Musliu

Ish kryeministri Georgievski këshillon se si të zgjidhet çështja me Bullgarinë

T E

Shkëmbi mbi fshatin Radozhdë të Strugës i rrezikshëm për banorët

T E

Sa të rezikuar jemi? Kroacia dhe Slovenia regjistrojnë rastet e para me variantin afrikano jugor

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...