Nikolloski për vizitë pune në Budapest: Zhvillimi ekonomik dhe integrimet europiane mbeten prioritare

nga Xh M

Shkup, 15 janar – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ndodhet për vizitë pune në Budapest, ku sot u takua me Balaah Orban, drejtor politik i shefit të Qeverisë së Hungarisë, si dhe me Ministrin e ekonomisë nacionale, Marton Nagj.

Në fokus të takimeve ishin marrëdhëniet ekonomike dhe politike mes dy vendeve, me theks të veçantë në mbështetjen ekonomike nga Hungaria dhe rritjen e bashkëpunimit tregtar, kumtoi Ministria e Transportit (MT).

Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi reformat ekonomike të Qeverisë për të siguruar rritje të përshpejtuar ekonomike, si dhe luftën kundër korrupsionit. Ai prezantoi prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e ekonomisë vendase, realizimin e projekteve kapitale që janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe ndërlidhjen rajonale, si dhe politikat për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në takimet u diskutua edhe për zhvillimin e sektorëve të transportit dhe energjisë, si dhe për projekte me rëndësi rajonale që do ta afrojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More